Belegu në garë për t'u bërë deputet

Belegu në garë për t’u bërë deputet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ia ka besuar postin e nënkryetarit Erolld Belegut. Poashtu kjo parti ka propozuar Belegun edhe si kandidatë për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.

Belegu ka falënderuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Këshillin Drejtues për besimin e tyre.

“Ju faleminderit për besimin dhe hapësirën që më është dhënë. Më shumë se privilegj, këtë detyrë e shoh si përgjegjësi në rrugëtimin tonë të përbashkët, bashkë me qytetarin e Kosovës, për 100% shtet”, shkroi Belegu në Facebook./21Media