Aktualisht po prinë LDK

Aktualisht po prinë LDK

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se se ky subjekt politik është mbi 15% në të gjitha matjet e tyre.

“Në shumë komuna jemi të parët, Gjakovë, Rahovec, Obiliq , Pejë e kështu më radhë> Për AAk normalisht që 15% nuk është një rezultat që ne e kemi prit për shkak se në garë kemi hy me fitu, megjithatë kur bëjmë një krahasim me rezultatet që i kemi pasur kemi një rritje mbi 80%.”, tha Tahiri.

Ndërsa aktualisht në numërimet që po bën KQZ, AAK ka mbi 12%,. Po prinë LDK me mbi 25%, VV me mbi 24% dhe PDK mbi 22%. Këto rezultate janë të ndryshueshme./21Media