AAK me kallëzim penal ndaj Gazmend Muhaxherit

Kallëzim penal për keqpërdorim të parasë publike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Pejë, ka proceduar disa informata në Prokurorinë Themelore në Pejë, lidhur me dyshimet e bazuara që kryetari i komunës,  Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorët e tij kanë keqpërdorur paranë publike.

“Nuk do ta lejojmë në asnjë formë, që të keqpërdoret paraja publike e tatimpaguesve të qytetit të Pejës, për këtë do të jemi çdo herë në shërbim të drejtësisë dhe ligjit. Ka ardhur koha që ky kryetar ta respektojë ligjin, pasi me këtë avaz komuna e Pejës do të vazhdojë të zhytet në borxhe sa që vetëm ndonjë kredi nga banka botërore ndoshta mund ta rikuperojë dëmin, të cilin është duke ia shkaktuar”, thuhet në një komunikatë për media.

AAK konsideron se mbetet në dorën e prokurorisë të fillojnë hetime dhe t’i vërtetojnë dyshimet lidhur me keqpërdorimin e parasë publike.

Gazmend Muhaxheri vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe është anëtar i kryesisë së kësaj partie. Muhaxheri është duke ushtruar mandatin e dytë si kryetar i Pejës./21Media

Back to top button