AAK nesër vendos se si do e kundërshtojë reciprocitetin

Nesër AAK mban mbledhje të jashtëzakonshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nesër pritet të vendos për veprimet që do i ndërmarrë si grup parlamentar karshi idesë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën e reciprocitetit. Kështu ka bërë të ditur deputeti i këtij subjekti politik, Rasim Selmaj, i cili foli lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme që AAK do ta mbaj nesër.

Në këtë mbledhje temë diskutimi është paralajmëruar të jetë edhe paralajmërimi i ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku për anulimin e projektit të autostradës së Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.

Selmanaj lidhur me këtë mbledhje ka thënë se AAK nuk e kundërshton masën e reciprocitetit, por heqjen e taksës.

Madje kërkoi sqarime se si do veprojë qeveria Kurti me vendosjen e masës së reciprocitetit karshi Serbisë.

Deputeti i AAK-së thotë se në mbledhjen e nesërme do i diskutojnë edhe mundësinë e kundërshtimit të heqjes së taksës përfshirë edhe protestat.

Nesër duke filluar nga ora 14:00, AAK mban mbledhje të jashtëzakonshme.

Back to top button