Sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit janë temat të cilat po diskutohen sonte në emisionin debatues “DebatPernime”

Sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit janë temat të cilat po diskutohen sonte në emisionin debatues “DebatPernime”

Bislim Bislimi nga koaliconi AAK- PSD, përmendi ato se çfarë ka bërë qeveria Haradinaj sa i përket luftimit të korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Ai tha se ku program do të vazhdohet edhe në mandatin e ardhshëm nëse vijnë në pushtet, përcjell portali rtv21.v

“Me ardhjen në pushtet të kryeministrit Haradinaj edhe me marrjen e kompetencave në sistemin e drejtësisë ne kemi hasë në një sërë problemesh të cilat është dashtë menjëherë të rregullohen, ato probleme kanë pasë të bëjnë me infrastrukturën ligjore e cila nuk ka qenë e mjaftueshme për shkak se korrupsioni nuk është një vepër penale por një fenomen që përbëhet prej disa veprave penale”, tha Selimi.

Ai shtoi se kanë hasur në problem pasi që nuk pa pasur ligje që e luftojnë korrupsionin, por që një gjë e tillë sipas tij është rregulluar me miratimin e ligjeve të reja.

“E kemi pa që një prej problemeve kryesore është fuqizimi i prokurorëve edhe i gjyqtarëve edhe i policëve. Ai fuqizim i tyre nuk ka pasur të bëjë vetëm me ngritjen e kapaciteteve “, tha ndër tjerash Selmi i cili përmendi rritjen e pagave dhe pagesën e shtesave gjatë mandatit të kaluar./21Media