Selimi: Deri në orën 15:00 ka pas dalje të kënaqshme në votime

Selimi: Deri në orën 15:00 ka pas dalje të kënaqshme në votime

Koalicioni AAK-PSD janë të kënaqur me daljen në votime të qytetarëve në zgjedhjet nacionale.

Përfaqësuesi i koalicionit, Selim Selimi iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në orët në vazhdim.

Deri në ora 15;00 këto shtabe kanë raportuar një dalje të kënaqshme në votime, por e kemi vërejtur që kjo dalje është goxha  e ngjashme me vitin 2017. Andaj shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë votuesit që s’kanë dalë të votojnë të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre që të votojnë për shtetin për veti dhe të ardhmen e tyre”, tha Selimi.