“Kur është puna te shteti i Kosovës nuk ka pozitë e karrikë"

“Kur është puna te shteti i Kosovës nuk ka pozitë e karrikë”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti hapi fushatën e koalicionit AAK-PSD në Therandë.

Ai tregoi arsyen pse lideri i AAK-së që është kandidati për kryeministër i koalicionit mungon në hapje, “Haradinaj  ka shkuar në Shtetet e Bashkuara për të ndaluar gjërat e këqija për Kosovën, duke theksuar se aty janë presidenti Hashim Thaçi e presidenti serb janë atje, e mund të ketë plane për harta të reja”.

Ahmeti deklaroi se Kosova nuk është e plotë nëse japim komuna e territor, e ndajmë Kosovën. Kosova mund të përparojë vetëm me territor të plotë, tha ai.

Kryetari i PSD-së deklaroi se të tjerët prishën koalicionet për mospajtime për pozita, ndërsa PSD me AAK-në kanë diskutuar vetëm si të mbahet Kosova 100% shtet, e s’ka pasur bisedime se si do ta ndahen pozitat e të kërkojmë jo unë kryeministër jo unë kryeminstër.

“Kur është puna te shteti i Kosovës nuk ka pozitë e karrikë, por vetëm guxim për ta mbrojtur Kosovën.”, shtoi Ahmeti.

Sipas tij, nuk ka kaluar koha e rrezikut, ka ende plane për ta ndarë Kosovën, AAK me ndihmën e PSD ka ndalur disa procese të këqija, e duke theksuar se kanë bërë punë të mirë siç është ushtria.

“Disa përpara ngjitshin flamurin kuq e zi e thoshin do t’i bëjmë taksa e gjëra tjera Serbisë, por ndryshuan për pushtet, por AAK-PSD e kundërta, pushteti s’na ndryshon asnjëherë.”, tha Ahmeti.

Ai përfundoi fjalimin e tij duke deklaruar se të dielën nuk po votoni për Ramushin, Shpendin e Dautin, po votoni për Kosovën. Këto zgjedhje u shkaktuan nga skenare për ndarjen e Kosovës, por sipas tij, votuesit me 6 tetor kanë me e mbrojtë Kosovën./21Media