Haradinaj në konferencë për media

Haradinaj në konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate nuk kanë kërkuar rinumërim të votave. Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media.

Haradinaj tha se AAK dhe PSD nuk kanë kërkuar numërim në PZAP, pasi sipas tij, është e padrejtë me dëmtu një proces të mirë zgjedhor që ishte më 6 tetor, shkruan rtv21.tv

Nuk kërkojmë rinumërim as përmbysje të rezultatit. Nëse ndonjë deputet ka vërejte e gëzon të drejtën e tij, por ne nuk kërkojmë”, tha Haradinaj.

Tutje kreu i AAK-së theksoi se do ta respektojnë vendimin e sovranit.

Qytetari nuk na ka jep të drejtën me formua qeverinë, jua ka jep partive tjera. Ne ju urojmë punë të mbarë atyre”, tha Haradinaj, duke shtuar se subjekti që ai drejton do të vazhdojë si opozitë me qenë besnik ndaj temave të rëndësishme si dialogu pa kushte me Serbinë, njohje reciproke në kufijtë ekzistues etj.

Nuk do te bëjmë kompromis për këto tema”, theksoi tutje ai.

Kujtojmë se KQZ ka arritur të numërojë 98.74 % të votave. Koalicioni AAK-PSD ka marrë 91.084 vota apo 11,54%./21Media