Nga LDK-ja në AAK

Nga LDK-ja në AAK

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot i është bashkuar ish- kryetari i Vitisë, Samet Dalipi, që deri më tani ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, nëpërmjet Facebook-ut, ku ka postuar dhe një fotografi me ish-kryetarin.

Sot AAK-së ju bashkua ish kryetari i Vitisë, Prof.Dr. Samet Dalipi, i cili njihet si njëri ndër figurat më të rëndësishme të asaj ane. Suksese Profesor”, ka shkuar Haradinaj.

Në vitin 2000, për Kryetar të Komunës së Vitisë ishte zgjedhur Samet Dalipi nga LDK, i cili ka udhëhequr këtë komunë deri në fund të viti 2002./21Media