Konferenca e AAK-së dhe PSD-së nga ora 15:00

Konferenca e AAK-së dhe PSD-së nga ora 15:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Këshillit drejtues me shumicë votash ka votuar për një marrëveshje për koalicion parazgjedhor me PSD-në.

“Ka pasur plot diskutime rreth kësaj rreth koalicionet potenciale ndër të tjera është votuar me shumicë votash me dy abstenime marrëveshja për koalicion parazgjedhor me PSD. Kjo marrëveshje i ka pikat programore, ka gjitha çështjet tjera përgatitore për me shku suksesshëm në zgjedhje”, tha kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai nuk dha përgjigje nëse është diskutuar për pozitën e kryeministrit, raporton rtv21.tv.

Edhe PSD ka përfunduar mbledhjen e Këshillit drejtues, por nuk janë prononcuar për media. RTV21 merr vesh se konferenca e përbashkët e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të PSD-së, Shpend Ahmeti do të mbahet në orën 15:00 në zyrtat e PSD-së./21Media