Anulon dy koncerte

Anulon dy koncerte

Këngëtarja me famë botërore, Ariana Grande ka anuluar dy koncerte për shkak të problemeve shëndetësore, shkruan rtv21.tv

25 vjeçarja nuk do të performojë në Tampa dhe Orlando.

“U zgjova sot shumë keq, u drejtova tek mjeku im dhe më tha të shtyej koncertet që kisha sot dhe nesër. Jam shumë e shkatërruar. Do t’i bëj sërish, ju premtoj. Ju lutem, më falni. Ju dua dhe do të rikthehem më mirë se kurrë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Grande në Instagram.

Ndryshe, “Break up with your girlfriend, i’m bored” është projekti i fundit muzikor nga Ariana Grande./21Media