Abazi: Të shëndetshëm e të fortë, ia dalim çdo sfide në rrugëtimin tonë

Abazi: Të shëndetshëm e të fortë, ia dalim çdo sfide në rrugëtimin tonë

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi pas rrëzimit së Qeverisë Kurti ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndalet së shërbyeri pa asnjë kusht drejt realizimit të qëllimit.

“Ky është vendi ynë, kurrë nuk do të lodhemi si LVV duke punuar për të, kurrë nuk do të ndalemi së shërbyeri pa asnjë kusht drejt realizimit të qëllimit. Faleminderit çdokujt, që përkrah e punon çdo ditë për të ndihmuar që ta kalojmë së bashku këtë sfidë me COVID-19. E ngritja ka kuptim vetëm së bashku. Të shëndetshëm e të fortë, ia dalim çdo sfide në rrugëtimin tonë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Mbrëmë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. 117 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërsa për votuan 82 deputetë, kundër 32 dhe 2 abstenime. Mocioni i mosbesimit është inicuar nga partneri i koalicionit qeverisës LDK./21Media