Veseli takoi ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe

Veseli takoi ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe

Kryetari i Kuvendit në detyrë, Kadri Veseli ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e ka njohur me zhvillimet politike në vendin tonë, arritjet e deritashme dhe aspiratat zhvillimore e euro-atlantike.

Në këtë takim, Veseli tha se populli i Kosovës i është mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për ndihmën e dhënë para dhe gjatë luftës, por edhe për mbështetjen e madhe në procesin e shtetndërtimit.

Ai tha se Kosova do të vazhdojë të jetë një aleat i partnerëve perëndimorë dhe mbi këtë partneritet ajo do të rrugëtojë në integrimet euro-atlantike.

Ndërsa, ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, falënderoi Veselin për pritjen dhe u zotua se do të punojë bashkë me institucionet e Kosovës për të thelluar dhe forcuar edhe më shumë lidhjet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës./21Media