Abdixhiku: Grevat në arsim nisen dhe përfunduan me urdhra politik

LDK nuk do të votojë projekligjin për buxhetin

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur se grevat sidomos ajo e mësimdhënësve janë nisur dhe kanë përfunduar me urdhra politik.

Sipas Abdixhikut partia e tij nuk do të votojë projekligjin për buxhetin.

Ai në një prononcim për medie në hollin e Kuvendit të Kosovës tha se projektligj ka defekte serioze dhe mbështet më shumë klientelën e partive politike.

“Qëndrimi i LDK-së dihet, ne jemi konsistent nuk e mbështesim, pasi ka defekte serioze”, tha ai.

Siç thotë Abdixhiku, shpërndarjet në ndarjen buxhetore nuk do të ketë hapësirë për investime më serioze kapitale.

Sot në Kuvendin e Kosovës ishte paralajmëruar të mbahet seanca plenare me fillim nga ora 10:00, megjithatë ka kaluar një orë dhe seanca ende nuk ka filluar. Në këtë seancë pritet të shqyrtohen nëntë pika të rendit të ditës, ndër to është edhe buxhetin 2019 dhe projektligjin për pagat./21Media

 

Back to top button