Abdixhiku: Paratë e autostradës së Dukagjinit shkojnë në projekte tjera

Abdixhiku përsëriti se nuk do të ndërtohet autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku e ka përsëritur edhe njëherë se autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet. Para medieve, ministri Abdixhiku tha se është paraparë vetëm zgjerimi i rrugës aktuale dhe se mjetet në fjalë do të shkojnë për projekte të tjera infrastrukturore.

“Tashmë është e qartë se prioritetet e qeverisë sonë janë që ausotradë në vend të ndërtohet me kredi të jashtme, por përvec kësaj ne kemi plane të tjera për Dukagjinin dhe për qytetarët e Kosovës. Në vend të ndërtimit të një autostrade të tillë ne kemi paraparë të bëjmë zgjerimin e rrugës aktuale dhe mjetet në fjalë ti alokojmë në projekte infrastrukturore të tjera, jo vetëm në regjionin e dukagjinit po në gjithë kosovën që të lirojmë buxhetin që këto mjete të shkojnë në arsim e shëndetësi e nevoja të qeverisë. Ky plan i joni ka qenë pjesë e fushatës sonë qytetarët e kanë votuar atë”, tha Abdixhiku./21Media

Back to top button