Abdixhiku zotohet se nuk do të nisë projekte të reja pa i përfunduar ato në proces

Sipas Abdixhikut, Qeveria Kurti ka prioritet të pakontestueshëm përfundimin e rrugës Besi-Podujevë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku sot vizitoi punimet e deritanishme në zgjerimin e rrugës nacionale N25, Besi – Podujevë, për të cilin projekt premtoi shtim të mjeteve për përfundim të këtij segmenti rrugor. Ai tha se kjo vizita ka qëllim të tregojë se qeveria e re e ka vëmendjen edhe për këtë regjion të Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit tha se Qeveria Kurti ka prioritet të pakontestueshëm përfundimin e rrugës Besi-Podujevë. Abdixhiku theksoi se në buxhetin e vitit 2020 do të ndahen mjete shtesë për të vazhduar punimet me dinamikë të re në këtë segment.

Ministri Abdixhiku u zotua se nuk do të nisë asnjë projekt tjetër, pa i përfunduar projektet aktuale.

Gjatë ditës, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku vizitoi edhe segmentin e pestë të rrugës Besi-Podujevë. Ai gjatë kësaj vizite u shoqërua edhe nga ish-kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu i cili tashmë mban postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Back to top button