Sipas Abdullahut problemi është se si është plani i NATO-s për krijimin e stabilitetit në Ballkan

Sipas Abdullahut problemi është se si është plani i NATO-s për krijimin e stabilitetit në Ballkan

Të martën mbrëma në kuadër të emisionit ”Click” të Rtv21 u debatua për temën: Në NATO më 2020?

Lidhur me këtë temë, eksperti i sigurisë, Shefki Abdullahu sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO në vitin 2020 tha se nëse është në strategji të NATO-s kjo mund të ndodhë edhe me vendin tonë, edhe me vende tjera që të anëtarësohen në rast se e gjejnë gjuhën e përbashkët me Greqinë, kur bëhet fjalë për Maqedoninë.

Abdullahu tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka një përparësi ndaj shteteve të rajonit, sepse sipas tij, gjatë gjithë kohës FSK-ja është përgatitur dhe ka qenë nën monitorimin e KFOR-it dhe trajnimet i kanë bërë shumë shtete mike të Kosovës.

Ai tha se një pjesë e madhe e personelit të FSK-së janë të përgatitur për kalimin nga FSK në Forca të Armatosura, shkruan rtv21.tv

”Serbia ka një strategji pak më të komplikueme, por konsideroj se duke marrë për bazë, Mali i Zi përshembull ka diku 1950 ushtarë personel dhe ka një buxhet, përtej 2015-ës ka pasë diku 41 mijë euro, Forca e Sigurisë  së  Kosovës i ka pasë  61 mijë euro, do të  thotë, Serbia ka një  buxhet më të madh se ka një strukturë ma të madhe të ushtarëve dhe personelit ushtarak, edhe Maqedonia i ka diku 24 mijë ushtarë, i ka 4 mijë e diçka rezervë, ka një buxhet 130 e diçka milionë, Shqipëria i ka 110, po flasim dollarë si e llogaritë  Nato”, tha Abdullahu, duke shtuar se nuk është problemi sa janë të përgatitur, por problemi sipas tij është se si është plani i NATO-s për krijimin e stabilitetit në Ballkan.

Ndryshe, në konferencën rajonale të sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se synohet që brenda kësaj dekade, deri në vitin 2020 të arrihet faza e dialogut, gjegjësisht të përmbyllet anëtarësimin në NATO./21Media