“Është bishë. Është i mirë në gjërat që bën”

“Është bishë. Është i mirë në gjërat që bën”

Sulmuesi i Chelsea-it, Tammy Abraham ka thënë që mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është mbrojtësi më i vështirë me të cilin ai është përballur.

Abraham luajti kundër holandezit gjatë muajit të kaluar, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 1-2, për Liverpoolin, në “Stamford Bridge”.

Anglezi tha se qendërmbrojtësi është bishë dhe shumë i mirë në gjërat që bën.

“Është bishë. Është i mirë në gjërat që bën. Ka eksperiencë. Lëvizjet e tij janë në nivel të lartë. Shumica e mbrojtësve fokusohen te topi, ndërsa ai është i fokusuar te topi dhe unë njëkohësisht. Është i bezdisshëm për një sulmues”, deklaroi ai.

Chelsea këtë sezon është në vendin e pestë me 14 pikë, 10 pikë më pak se Liverpooli që është lider dhe dy pikë me pak se City, që gjendet në vendin e dytë.