Abrashi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane
Shqyrtohet edhe Projektligji për Shoqëritë Tregtare
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Social, Arban Abrashi sot në orën 11:00 do të raportojë para anëtarëve të Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu, Komisioni për Integrime Evropiane sot do të shqyrtojë Projektligjin për Shoqëritë Tregtare, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.