Së bashku me dy infermiere abuzonin seksualisht fëmijët e spitalit

Së bashku me dy infermiere abuzonin seksualisht fëmijët e spitalit

Një kirurg i trurit i akuzuar për përdhunim të shumë fëmijëve është gjetur i vdekur në qelinë e burgut të tij.

James Kohut, 58 vjeç, i mori jetën vetes në qelinë e tij. Trupi u gjet i vdekur nga oficerët në burgun “Santa Cruz County” në California kur shërbimi i mëngjesit filloi të dielën në orën 5.45 të mëngjesit.

Ai punonte në Spitalin Dominikane në Santa Cruz në kohën e arrestimit të tij në 2017, u akuzua se kishte drejtuar një “unazë seksi” me dy të pandehuret e tjera, Rachel Brandon, 44 vjeç, dhe Emily Stephens, 31 vjeç.

Neurokirurgu dyshohet se kishte marrëdhënie me Brandon dhe Stephen, të dyja ishin infermiere dhe nëna, transmeton rtv21.tv.

Katër fëmijët e Stephen jetonin nudo dhe kishin marrëdhënie seksuale me të rriturit. Ai gjithashtu i drejtoi dy gratë të kryenin akte seksuale me fëmijët./21Media