Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45

Lojtarët e AC Milan pak më parë arritën në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Gjiganti italian sonte në Prishtinë do të ndeshet me skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.

Varësisht nga pozita e stadiumit dhe ulësja, çmimet fillojnë nga 35 euro, 50 euro, 85 euro, 115 euro dhe zona VIP 155 euro.

Organizatorët e ndeshjes miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit kanë njoftuar se hyrja në stadium për fëmijët nën moshën 6 vjeçare do të jetë gratis.

Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.