Biznesmeni francez i vendosur

Biznesmeni francez i vendosur

Njeriu i dytë, më i pasur në botë ka ndërmend të blejë skuadrën AC Milan për 890 milionë paund. Ky është lajmi më i fundit që po qarkullon në mediat italiane.

Sipas gazetës italiane “Il Messaggero”, Bernard Arnault po bën një ofertë shumë tërheqëse për të marrë klubin që aktualisht gjendet nën pronësinë e Elliott Management- it.

Raportohet se “Elliot Management”, që mori përgjegjësinë e klubit mbi supe në vitin 2017, nuk dëshiron ta shesë klubin, nisur nga fakti që edhe më parë janë refuzuar oferta që kapnin shifrën  deri në 700 milionë.

Megjithatë biznesmeni francez është i vendosur ta zgjerojë perandorinë e tij.

Arnault gëzon një pasuri prej rreth 86 biliardë paundësh falë markës së luksit Louis Vuitton. Poashtu ai është një nga figurat kryesore të biznesit botëror pasi zotëron kapitale të shumta në rrjetin e dyqaneve Sephora dhe kompanisë së shampanjë Dom Perignon./21Media