Ekipi i skuadrës italiane u pritë mirë nga tifozët në kryeqytet

Ekipi i skuadrës italiane u pritë mirë nga tifozët në kryeqytet

Lojtarët e AC Milan në mesditë arritën në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Faqja zyrtare e klubit italian pak më parë publikoi imazhe të ekipit nga pritja e ngrohtë që iu bë në Prishtinë.

Nga imazhet shihet se dhjetëra njerëz dolën për të pritur skuadrën e Milanit në Prishtinë.

Gjiganti italian, Milan sonte në Prishtinë do të ndeshet me skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.

Varësisht nga pozita e stadiumit dhe ulësja, çmimet fillojnë nga 35 euro, 50 euro, 85 euro, 115 euro dhe zona VIP 155 euro.

Organizatorët e ndeshjes miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit kanë njoftuar se hyrja në stadium për fëmijët nën moshën 6 vjeçare do të jetë gratis.

Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./21Media