Pas shtendosje ne Gadishullin Korean

Pas shtendosje ne Gadishullin Korean

Ushtrimet e përbashkëta ushtarake të SHB dhe të Koresë Jugorë kanë nxitë reagimin e Phenianit që ka sjellë deri të pezullimi i të gjitha kontakteve të krijuara ditë më parë. Këto manovra ushtarake Pheniani i ka cilësuar si prova për invadim  dhe provokim.

Sipas njoftimeve të gazetës Guardian, zyrtarë verikorean janë kërcënuar me anulimin edhe të takimit historik ndërmjet Kim Jong un-it dhe Donald Trumpit po që se SHBA insistojnë  që Korja e veriut të heqë dorë tërësisht nga programi bërthamor .

Një zyrtar i ministrisë së jashtme verikoreane ka thënë se vendi i tij nuk synon të merr pjesë në një takim të bazuar në kërkesa të njëanshme. Në ndërkohë nga Departamenti amerikan  i Shtetit ka njoftuar se nuk kanë asnjë informatë që Pheniani synon anulimin   e takimit SHBA – Koreja veriore në nivelin më të lartë./21Media