Action Bronson do të performojë në “Sunny Hill” që mbahet në Tiranë

1 min read

Action Bronson do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill”, që do të mbahet në Tiranë. Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Emra të tjerë të konfirmuar për pjesëmarrje në “Sunny Hill Tirana” janë Dafina Zeqiri, Tananai, Dren Abazi dhe Fedezi.

Festivali pritet të mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht, ku do të performojnë yje të shumtë.

Në Kosovë festivali u mbajt në datat 4,5,6 dhe 7 gusht ku perfurmuan yje ndërkombëtare si Dua Lipa, J Balvin, Aj Tracey, Skepta, Diplo etj./21Media