Ditë e veçantë për Adean

Ditë e veçantë për Adean

Edhe pse nuk publikoi ndonjë këngë për të rritur, Adea Pula mbetet njëri prej emrave më të dashur nga lista e këngëtarëve për fëmijë të viteve 2002- 2007.

Interpretuesja e hitit “2+2=3″ edhe pse është larguar nga muzika prapë se prapë mbeti person mediatik.

Ajo sot feston ditëlindjen e 24-të, bazuar në biografinë e saj në internet, Adea është lindur me 7 maj të vitit 1995.

Adea në Instagram ka publikuar një fotografi me anë të cilës ka treguar se ajo feston ditëlindjen.

“Urime ditëlindja Adea”, ka shkruar ajo në Instasotry.

Ndryshe, se a do ta shohim Adean duke iu kthyer botës së muzikës mbetet të shihet. /21Media