Asaj siç duket po i pengojnë sjelljet e djemëve!

Asaj siç duket po i pengojnë sjelljet e djemëve!

Adea Pula, ishte njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera për fëmijë e cila ka argëtuar gjeneratat e reja për vite me radhë.

24 vjeçarja ka kohë që nuk është aktive në skenën muzikore. Por ajo po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në publik për bukurinë e saj. Ajo gjatë gjithë kohës poston foto të ndryshme nga momentet që ajo kalon duke udhëtuar e shijuar jetën e saj, shkruan rtv21.tv.

Artistja asnjëherë nuk ka folur për ndonjë lidhje të mundëshme mirëpo së fundmi ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, duke lënë kështu një mesazh për të gjithë djemtë.

Të dashur djemë. Mbyllni sytë dhe imagjinoni të keni një vajzë. Dhe imagjinoni se vajza juaj është duke u takuar me një djal si ti. Buzqeshe apo jo ? Nëse jo, atëherë ndrysho”, ka shkruar ajo.

Se a është mesazhi për ndonjë person të caktuar ende nuk dihet!

Ndryshe, se a do ta shohim Adean duke iu kthyer botës së muzikës mbetet të shihet. /21Media