Adebayor shënon tre gola kundër Galatasarayt

Ish sulmuesi i Arsenalit ka vazhduar formën e tij të mirë duke shënuar 5 gola në po aq ndeshje

Emmanuel Adebayor ka shënuar tre gola në ndihmë të klubit të tij Istanbul Basaksehir kundër Galatasarayt, duke i vështirësuar këtij të fundit garën për titull.

Istanbul Basaksehir arriti një fitore të madhe kundër pretendentëve për titull Galatasaray, duke e munduar atë me rezultat 4 me 0. 3 nga këto gola u shënuan nga togolezi Adebayor, shkruan rtv21.tv.

Ish sulmuesi i Arsenalit, Manchester Cityt e Real Madridid ndihmoi klubin e tij që të ngjitet vetëm 12 pikë larg liderit Besiktas./21Media

Back to top button