Një Adele krejt ndryshe

Një Adele krejt ndryshe

Adele ka befasuar të gjithë me paraqitjen e saj në festën e datëlindjes së 33-të të reperit Drake e cila u mbajt në studiot e Goya në Hollywood.

Ajo ka humbur shumë peshë falë përkushtimit të saj në Pilates.

Këngëtarja angleze ka shkëlqyer në fustanin e zi të Etros, që kushton mbi 1 mijë e 300 euro. Ajo ishte përkujdesur që ta vë në pah belin me një rrip lëkure të zezë, shkruan rtv21.tv

Bukuroshja 31 vjeçare ndau një fotografi të lezetshme në rrjetet sociale ku shkroi, “Unë qaja, por tani djersitem”.

Kujtojmë se Adele dhe Beyonce së shpejti do të publikojnë këngën e tyre. Lajmin e pati bërë të ditur këngëtari i grupit “One Republic”, Ryan Tedder.

Kemi një këngë të Beyonce and Adele, me Chris Martin që luan solo në piano”, tha Tedder./21Media