Gaga paralajmëron albumin e ri

Gaga paralajmëron albumin e ri

Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Lady Gaga, i ka befasuar të gjithë ndjekësit e saj me deklaratën e fundit.

32-vjeçarja ka publikuar një status në Twitter, i cili ka shkaktuar reagime të menjëhershme tek adhuruesit.

Gaga ka bërë të ditur se albumin e radhës do ta quaj ‘Adele’.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë menduar se Gaga e ka bërë këtë deklaratë në mënyrë që të fitojë sa më shumë çmime, ndërsa të tjerë kanë aluduar rreth një bashkëpunimi midis dy artisteve.

Ndonëse ky lajm ka bërë bujë, këngëtarja e njohur angleze, Adele nuk ka reaguar ende rreth këtij statusi./21Media