Albumi i ri në muajin shtator

Albumi i ri në muajin shtator

Anëtari i rok grupit “Foo Fighters”, Dave Grohl, gjatë një interviste për “BBC Radio 1”, tha se shumë këngëtarë të njohur do të bashkëpunojnë për albumin e tyre të ri, por nuk pranoi të zbulonte asnjë emër.

Sipas mediave ndërkombëtare, Grohl la të kuptohet se këngëtarja britanike Adele, do të bashkëpunojë me grupin për albumin e tyre të radhës.

Ai ka theksuar se këngëtarja e madhe e pop-it në botë do t’u bashkohet dhe vetëm nga ky emërtim u aludua se do të jetë pikërisht Adele.

Ndryshe, albumi më i ri i “Foo Fighters” do të promovohet në muajin shtator./21Media