Është hera e parë në 46 vite që një album ka kaq shumë sukses

Është hera e parë në 46 vite që një album ka kaq shumë sukses

Adele arriti të thyente rekordin 46-vjecar me albumin e saj të dytë ‘21’, i cili vazhdon të jetë në listën e albumeve më të pëlqyera në Billboard 200.

Që kur u publikua në 2011, albumi ka patur çdo javë rritje dëgjueshmërie. Është hera e parë në 46 vite që një album ka kaq shumë sukses. Hera e fundit ishte në 1971, kur ‘Tapestry’ i Carole King qëndroi në toplistë për 318 javë.

Kështu, suksesi i Adele duket se është i sigurt, pasi me ‘21’ ka marrë vëmendjen e duhur dhe është shpërblyer për punën e saj duke qëndruar në toplistën botërore për 319 javë. Nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë me këtë ritëm, apo fronin do ta marrë dikush tjetër.