Çifti ishte martuar në fshehtësi

Çifti ishte martuar në fshehtësi

Këngëtarja e njohur botërore, Adele është ndarë nga burri i saj, Simon Konecki. Këtë lajm e kanë konfirmuar përfaqësuesit e këngëtares.

Adele dhe  Konecki janë prindër të djalit, Angelo, i cili është lindur në vitin 2012.

Këngëtarja ishte martuar me Koneckin – sipërmarrës i bamirësisë – në 2016 pas pesë vjet takimesh.

U deklarua se palët po kërkonin për privatësi dhe nuk do të kishte ndonjë koment tjetër.

Çifti ishte martuar në fshehtësi. Adele i ishte referuar për herë të parë publikisht martesës me Koneckin gjatë një fjalimi, kur kishte pranuar çmimin Grammy në  2017, ku ajo kishte falënderuar “bashkëshortin” e saj.

Albumi i saj i tretë “25”, ishte shitur një rekord prej 800.000 kopje vetëm në javën e parë të daljes në treg dhe ishte bërë albumi më i shitur i vitit 2015./21Media