Adelina po vjen me këngë të re

Adelina po vjen me këngë të re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, shumë shpejt pritet që të publikojë projektin e ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Në videoklipin e këngës, Adelina do të vijë me një ndryshim në pamje dhe për këtë pjesë ajo ka pyetur fansat e saj në rrjetin social Instagram.

“Shishkat po apo jo”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.

Ndryshe, projekti i fundit nga Adelina është “Coco” në bashkëpunim me Egoo. Kënga tani ka mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media