Artistja paralajmëron dy projekte të reja muzikore

Artistja paralajmëron dy projekte të reja muzikore

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Adelina Berisha këtë verë do të sjellë projekte të reja muzikore për fansat e saj.

Së fundmi, artistja ka paralajmëruar që së shpejti do të publikojë dy projekte muzikore, përcjell rtv21.tv

Së shpejti, dy këngë të reja”, ka shkruar Adelina në një imazh të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 330 mijë ndjekës.

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtyre dy këngëve dhe mbetet të shihet se çka ka përgatitur ajo për publikun.

“Gabim i bukur” është projekti i fundit muzikor i Adelinës që është publikuar më 25 shkurt të këtij viti dhe që deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media