Pamje nga festa madhështore e ditëlindjes së djalit të këngëtares

Pamje nga festa madhështore e ditëlindjes së djalit të këngëtares

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Tahirin dhe bashkëshorti i saj, Serjozha Markov sonte organizuan festë me rastin e ditëlindjes së të birit.

Djali i tyre, Joni para dy jave mbushi 1 vjet, ndërsa sonte Adelina dhe Serjozha i organizuan atij një festë madhështore, shkruan rtv21.tv

Në mesin e shumë të ftuarve, në një ambient mjaft të bukur, çifti sonte po feston ditëlindjen e djalit.

Përveç mysafirëve të shumtë, çifti mjaft i përfolur në publik ftoi edhe këngëtarë për të kënduar dhe argëtuar të pranishmit në ditëlindjen e të birit.

Kjo shihet nga videot e shumta që Adelina i publikoi pak më parë për 398 mijë ndjekësit e saj në instagram.

Adelina Tahiri i ka dhënë fund beqarisë në dhjetor të vitit 2017, ajo është martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov, me të cilin ka djalin, Jonin./21Media