Çifti duket mjaft i lumtur

Çifti duket mjaft i lumtur

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret më të njohura dhe të pëlqyera nga publiku. Duke qenë se ka numër të madh të ndjekësve, artistja aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, në të cilat numëron ndjekës të shumtë.

Sot, këngëtarja shqiptare ka publikuar në instagram për 411 mijë ndjekësit e saj një imazh me personin e saj të zemrës. Adelina shihet e lumtur në përqafimin e bashkëshortit të saj, Serjozha Markovit, shkruan rtv21.tv

Në imazhin e fundit të publikuar, këngëtarja e ka larguar mundësinë e komentimit nga ndjekësit.

Ndryshe, Adelina beqarisë i ka dhënë fund në muajin dhjetor të vitit 2017. Ajo është martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov. Dashuria e tyre në vitin 2018 është bekuar me një djalë, të cilit ia kanë vendosur emrin Joni./21Media