Tri vjet nga vdekja e Mona Ismailit

Tri vjet nga vdekja e Mona Ismailit

Dy këngëtaret e njohura shqiptare që janë edhe motra, Adelina dhe Zanfina Ismaili, sot kanë kujtuar nënën e tyre në trevjetorin e vdekjes.

Motrat Ismaili, nënën e ndjerë e kujtuan përmes disa videove të publikuara në rrjetin social, Instagram ku numërojnë mijëra ndjekës, përcjell rtv21.tv

Adelina publikoi këngën që motra e saj, Zanfina në vitin 2016 ia kushtoi nënës, ndërsa Zanfina vendosi që me ndjekësit e saj të ndajë disa imazhe me nënën që i ka vendosur në murin e dhomës.

 

View this post on Instagram

 

M❤️E❤️Z❤️

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

Në jetën publike, Mona ishte e njohur si nëna e tri vajzave të famshme, Adelinës, Emës e Zanfinës, ndërkaq ajo vetë ka qenë grua e shkolluar dhe për vite me radhë ka punuar si bibliotekiste.

Image result for mona ismaili

Mona gjithashtu njihet edhe si nëna e parë menaxhere në Kosovë e Shqipëri. Ajo vdiq  në prill të 2016-së, pasi që u përballë me sëmundjen e kancerit.

“M” është kënga që i dedikohet Mona Ismailit dhe është publikuar në gusht të 2016-së./21Media