Ja sa vjet mbushi këngëtarja

Ja sa vjet mbushi këngëtarja

Sot në familjen e këngëtares së mirënjohur, Adelina Eminit ka festë. Këngëtarja, e cila ka bërë për vete shumë fansa me zërin dhe stilin e veçantë sot feston ditëlindjen e 34-të, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, Emini po merr komente të shumta nga personat e dashur, si dhe nga të gjithë ata që e duan zërin dhe muzikën e saj.

Në rrjete sociale, këngëtarja po merr urime të shumta, disa prej së cilave filloi edhe ajo t’i publikojë në instastory. Motra e saj, Njomza përmes imazheve të bukura thuri vargje të bukura për motrën e saj, të cilat Adelina i publikoi për 13 mijë e 200 ndjekësit e saj në instagram.

Adelina Emini është këngëtare e njohur nga Prishtina, e cila është lindur më 28 korrik të vitit 1985. Ajo ka përfunduar Fakultetin Ekonomik (Dega Marketing) në Universitetin e Prishtinës. Adelina ka filluar të merret me muzikë qysh e vogël. Hapat e parë të muzikës i ka bërë në qendrën e pionerëve si pjesë e korit. Në vitin 2004, Adelina Emini ka marrë pjesë në Ethet e së Premtes 2, spektakël ky që i ka dhënë vulën orientimit të saj në muzikë, me ç’rast ka arritur në gjysmëfinale. Ajo ka marrë pjesë në koncerte, festivale të ndryshme, si dhe ka publikuar numër të madh të projekteve, si “Behu burre”, “Afer meje”, “Ne pervjetor”, etj.

Ndërkohë, projekti i fundit muzikor i këngëtares është “Nuk je ti”, i publikuar në nëntor të vitit 2018./21Media