"Një ju garantoj..."

“Një ju garantoj…”

Këngëtarja e njohur dhe shumë e përfolur shqiptare, Adelina Tahiri ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, mirëpo që është tejet aktive në rrjetet sociale.

Adelina së fundmi në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 378 mijë ndjekës ka treguar që i është nënshtruar testit të inteligjencës. Madje, këngëtarja nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit e saj rezultatin e testit, përcjellë rtv21.tv

Në fotografinë e publikuar shihet që niveli i inteligjencës së Adelinës arrin në 142.

Provoni dhe ju, kontrolloni inteligjencën. Nje ju garantoj ska te njofshem ktu”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Kujtojmë që artistja gjatë një interviste ekskluzive për “Mama’s Trip”, pati treguar që do të bëjë revolucion në muzikë.

Artistja nuk ka zbuluar ende detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se çfarë surprize ka përgatitur për fansat e saj.

“Dale Kadale” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar në maj të 2017-së. Kënga deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./21Media