Adelina ende nuk e di se a është rivale me Leonorën

Adelina ende nuk e di se a është rivale me Leonorën

Para shumë viteve dy këngëtaret e njohura,  Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi ishin ato të cilat bën bujë si shkak i një zënke së tyre.

Për ngjarjen e cila kishte ndodhur në vitin 2003, ishte shkruar shumë në gazeta dhe se ishte ngjarja më e përfolur e showbizit.

E ftuar në nje emision televiziv Adelina për herë të parë sqaroi gjithçka rreth kësaj zënke mes saj dhe Leonorës.

Adelina tregoi se gjithçka filloi kur Leonora Jakupi gjatë ecjes në një garderobë e goditi nënën e saj.

“Po ka pasur përleshje, po pse ka ndodhur e si ka ardhur kjo nuk e di” tha Adelina duke shtuar se “Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Ishte një gardërobë e ngushtë, ajo kaloj edhe e goditi mamin. Mami i bërtiti pak për stres të xhirimeve. Mami i tha ‘kadale moj çika ime’. Pastaj ajo e kapi për fyti, e unë kam ndërhy aty” tha Adelina, por nuk tha se nuk dëshiron të flasë më tepër për këtë temë.

Adelina ndër të tjera shtoi se ende nuk e di se a është rivale me Leonorën apo jo, dhe se nuk ka xhelozi për askënd.

Faktikisht ende nuk e kam të qartë a jemi rivale apo jo, sinqerisht po e tham se në jetën time nuk kam pasur asnjë xhelozi për askëdn, e më pak për një vajzë të re, e le më për një këngëtare që ka kënduar në Koshare” tha Adelina. /21Media