Adelina ndjehet e bekuar me motrat

Adelina ndjehet e bekuar me motrat

Tri motrat më të bukura të showbizit vendor, Adelina, Zanfina dhe Ema, janë në mesin e personazheve më të komentuara. Ani pse dy të parat janë pjesë e pandashme e estradës, Ema ishte mbështetësja e tyre më e madhe.

Ato kanë një lidhje të veçantë me njëra-tjetrën dhe vazhdimisht e dëshmojnë se sa shumë duhen mes vete, transmeton rtv21.tv

Diva e muzikës, Adelina u shpreh shumë e bekuar për motrat e saj, të cilave u dedikoi një shkrim të veçantë.

“Të kesh motra është fat. Të kesh motra si ju është bekim. Ju dua deri në qiell”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Adelina duket për mrekulli dhe me gjasë motrat u përkujdesën për dukjen e saj./21Media