Adelina po duket bukur

Adelina po duket bukur

Këngëtarja e mirënjohur e estradës kosovare, Adelina Ismaili, e cila shquhet për zërin dhe stilin e veçantë, kohëve të fundit është bërë pjesë e pandashme e mediave rozë.

Adelina në çdo paraqitje arrin të rrëmbej vëmendje me dukjen e saj, që kujdeset deri në detajin më të vogël.

Kur jemi te dukja, 39 vjeçarja me anë të një postimi në Instastory tregoi se ka ndryshuar stilin e flokëve. Në këtë Imazh Adelina shfaqet me flokë të shkurtra.

“Dashuri në shikim të parë“, është mbishkrimi që Adelina e la mbi këtë foto.

Projekti i fundit i Adelinës titullohet “Qikat” të cilën e solli në bashkëpunim me Rina Balajn. Kënga është ripërpunim i “Kanagjeqit” të Adelinës dhe është publikuar në muajin qershor, deri tani kjo këngë në Youtube numëron mbi 7 milionë klikime./21Media