Rina po rikthehet në muzikë

Rina po rikthehet në muzikë

Rep-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka disa javë që është larguar nga angazhimet muzikore.

Rina gjithashtu u zhdukur edhe nga rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Menaxheri i kompanisë “On Records”, Met Elshani pati treguar se Rina është larguar me dëshirën e saj nga muzika dhe se nuk është më pjesë e “On Records”. Instagrami i Rina Balaj me më shumë se 440 mijë ndjekës është përvetsuar nga Met Elshani i cili ka ndërruar emrin në “On Records” dhe aty ka prezantuar dy këngëtaret e reja të këtij labeli. “Po shoh shumë reagime nga fansat e Rinës, me këtë shkrim po ju njoftojmë se Rina me dëshirën e sa ka lënë muzikën dhe se nuk është më pjesë e On Records, sa i përket Instagram-it është pronë e On Records, me kontratë”, pat bërë të ditur para disa ditëve Met Elshani.

Mirëpo, Rina Balaj pritet që shumë shpejt të rikthehet dhe këtë e ka bërë të ditur, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili me të cilin Rina ka një bashkëpunim.

“Mmm-mmm diçka po vjen, baby im ka një sekret”, ka shkruar Adelina në Instagram.

Adelina Ismaili, këtë vit solli një bashkëpunim me reperen e re, Rina Balaj. Kënga  “Qikat” mori miliona klikime edhe në kanalin Youtube./21Media