Adelina mjaft aktive

Adelina mjaft aktive

Ajo është ndër këngëtaret e dashura në mbarë trojet shqiptare. Me zërin dhe stilin e veçantë ajo ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Adelina Berishën, e cila shquhet edhe për bukurinë.

Krahas karrierës, Adelina rëndësi të madhe po i kushton edhe pamjes fizike, shkruan rtv21.tv

Duke ushtruar ajo çdo ditë e më shumë po formëson linjat trupore. Së fundmi, Adelina ka publikuar në instastory për 324 mijë ndjekësit e saj një video nga fitnesi, në të cilën shihet mjaft tërheqëse.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Adelina Berishës është “Coco” në bashkëpunim me Egoo-n, i cili është publikuar më 24 korrik dhe deri tani numëron mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media