Adelina festoi që fitoi një 21 vjeçare e sukseshme

Adelina festoi që fitoi një 21 vjeçare e sukseshme

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Adelina Ismaili sot mbështeti këngëtaren Arilena Arën, e cila mbrëmë fitoi vendin e parë në “Festivalit të 58-të të Këngës” në RTSH.

Diva e muzikës shqiptare përmes një shkrimi të gjatë, të cilin e publikoi në instagram shkroi që ata që kritikojnë këngën fituese të festivalit të ndalen për hirë të artit.

Adelina mbështeti dhe lavdëroi këngëtaren që fitoi vendin e parë mbrëmë, për të cilën mes tjerash u shpreh:“Arilena Ara ka më shumë suksese ndërkombëtare sesa gjysma e banorëve të showbiznesit të Kosovës e Shqipërisë bashkë. Është faji ynë që nuk e njohim.”, përcjell rtv21.tv

Ajo më tutje u shpreh që për herë të parë fitoi vepra e jo artisti dhe se festoi ajo, që një vajzë 21 vjeçare fitoi në festival. “Festova që paska shpresa për artin. Artin pa sponzorë. Artin pa fallsitet. Artin pa shërbëtoret”, shtoi më tutje Adelina.

Diva shqiptare deklaroi që Arilena nuk do t’i zhgënjej shqiptarët dhe se asaj duhet t’i dhënë mundësia, sepse tërë karrierën dhe jetën e ka përpara. “Mos kryqezoni një yll që po shndrit shumë fuqishëm mbi shtetet tona te vogla”, shkroi më tutje Ismaili.

Artistja e njohur nga Shqipëria, Arilena Ara me këngën “Shaj” mbrëmë fitoi në “Festivalit të 58-të të Këngës” në RTSH, e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë vitin e ardhshëm në Eurovision./21Media