"Hile Hile", kënga më e re e Adelinës

“Hile Hile”, kënga më e re e Adelinës

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Tahiri nesër do ta publikojë projektin e radhës. “Hile Hile” është kënga e re e saj, që vjen e shoqëruar me videoklip nga Max Production.

Në Instagram, artistja solli një fotografi nga sheshxhirimet e klipit, ku ajo shfaqet shumë tërheqëse, shkruan rtv21.tv

“Neser ne ora 14:00, HILE HILE”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Projekti paraprak i saj është “Përgjithmonë”, që e ka publikuar më 4 korrik./21Media