Adelina ka pranuar një dhuratë nga bashkëshorti

Adelina ka pranuar një dhuratë nga bashkëshorti

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Tahiri është ndër artistet, e cila nuk është e rezervuar për fansat e saj. Ajo në rrjete sociale publikon imazhe të shumta nga jeta private dhe profesionale.

Sot bukuroshja shqiptare ka marrë një dhuratë nga bashkëshorti i saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në instastory, teksa ka lënë edhe një shkrim.

“Per mu cdo dit eshte 8 Mars. My love”, ka shkruar Adelina krahas parfumit që ka marrë nga burri i saj, shkruan rtv21.tv

Adelina është mjaft aktive në instagram, ku numëron 389 mijë ndjekës.

Ndryshe, Adelina Tahiri është martuar në dhjetor të vitit 2017 me Serjozha Markovin, kurse në muajin gusht të vitit 2018 është bërë nënë e një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon./21Media