Adelinës nuk i ikin ngjarjet kulturore në Vjenë

Adelinës nuk i ikin ngjarjet kulturore në Vjenë

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Tahiri ditë më parë është martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov dhe ka lënë qytetin e lindjes për të jetuar në Vjenë.

Ajo edhe Vitin e Ri e priti në Vjenë bashkë me personin e saj të zemrës, ndërsa ditën e parë të 2018-tës e kaloi duke i kënaqur veshët nën tingujt e muzikës klasike që ofron ky qytet.

Adelina disa nga këto momente i ka ndarë për fansat në rrjetin social Instagram.

Ndryshe, kujtojmë se “S’je normal” është kënga e fundit nga Adelina e publikuar pesë muaj më parë. Kjo këngë ka mbledhur mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media