Adelina me biznes të ri

Adelina me biznes të ri

Njëra ndër këngëtaret më të komentuara në mediat rozë, Adelina Tahiri, përveç se është qysh moti në sferën e muzikës, korri suksese të mëdha edhe në fushën e biznesit. Ajo tash e një kohë ka biznesin e saj me produkte për dobësim, të cilat patën efekte shumë pozitive te njerëzit.

Por, përveç këtij biznesi, bukuroshja po synon të hapë edhe një tjetër. Fansat i sygjeruan shumë ide, por siç duket ajo po synon të hapë një biznes për këpucë, çanta dhe patika, shkruan rtv21.tv

Mbetet të shihet se me çka do t’ju befasojë Adelina kësaj radhe.

Duke mos lënë anash profesionin e parë të Adelinës, kujtojmë se projekti i fundit i saj është “Përgjithmonë”./21Media